Janë konfirmuar dy rastet e para në komunën e Kaçanikut, që deri tash ishte ndër të paktat komuna në Kosovë pa asnjë rast me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se edhe komuna e Kaçanikut tashmë është përfshirë në listën e komunave me të prekur nga COVID-19.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, thuhet në njoftim.