Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Korrupsioni në Shqipëri dhe kuptimi i jetës

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pak vite më parë, “Indipen dent” i rendiste respektivisht Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë (që i kanë shpëtuar “nëmies”: Vendet e Ballkanit Perëndimor), si vendet më të korruptuara në BE, referuar një studimi të Parlamentit Evropian, i cili asokohe (viti 2016) zbulonte se korrupsioni në të gjithë Evropën kushtonte gati 800 miliardë paund në vit!!

Nga Ben Andoni

Një shumë marramendëse, e cila barazohej me gati 6.3 % të GDP-së së përgjithshme të BE-së, që po shtronte idenë e krijimit të një Zyre të Prokurorit Publik Evropian, si mundësi goditjeje ndaj praktikave korruptive. Ndërsa vitet e fundit situata në këto vende është përmirësuar, duket se në vendet e tjera, si Shqipëria, gjendja e korrupsionit lë shumë për të dëshiruar. Pozicioni i Shqipërisë, sa i përket korrupsionit, ka mbetur tek 36-pikëshi, shumë poshtë mesatares botërore të 43 pikëve, apo si konsiderohet edhe nën rezultatin minimal (42 pikë) të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Ndërsa euroskeptikët merreshin me pasojat e anëtarësimit të ballkanasve, Shqipëria arriti rezultatet më të larta kundër korrupsionit pikërisht në vitin 2016-2017, kur vendi po shënonte përmirësime domethënëse në demokraci dhe, mbi të gjitha mbështetjen në zbatimin e ligjit. Ishte mandati i parë Rama. Ishte fillimi i Reformës në Drejtësi. Shumë shpresa. Duke kaluar ndër vite, Shqipëria, shkoi sërish në prirjen e saj. Dhe, sot, në raportin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të realizuar nga “Transparency International” për vitin 2022, Shqipëria renditet në vendin e 101-të nga 180 vende në Botë për nivelin e korrupsionit, me vetëm 36 nga 100 pikë. Për të treguar përmasat e këtij perceptimi, theksojmë se jemi pas vendeve të tjera, ku Mali i Zi renditet në vendin e 65 dhe Kosova në vendin e 84 në të njëjtin shqyrtim. Ajo që e shqetëson publikun sot, sidomos pas mega skandalit të inceneratorëve, që nuk po merr ende formën e tij të duhur, është se korrupsioni nuk po merr ende goditjet e mëdha. Dhe, nuk është e vështirë ta perceptosh në Shqipëri. Makinat super të shtrenjta, pushimet luksoze (të kamufluara) të politikanëve, diferenca e nivelit të jetesës po merr trajta të frikshme.

Më e lodhshme është ajo që lidhet me korrupsionin institucional dhe rasti Ahmetaj po shpërfaq shumë, megjithëse është ende fillimi. Në orët e fundit, jemi përballur me një situatë problematike të paralajmëruar në një dikaster tjetër, atë të Bujqësisë. Komisioni Evropian, duke iu përgjigjur një kërkese të “VoxNews.al” deklaroi se: “Në këtë fazë, Komisioni Evropian ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin paraprak të dhënë nga OLAF. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II”. Ndërkohë që Ministria e Bujqësisë i është përgjigjur menjëherë: “Programi i mbështetjes nuk është ndërprerë. Puna vazhdon, programi vazhdon. “Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE-ja.

Këto janë procedura normale të Bashkimit Evropian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”. OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit) që në vitin 2021 ka pasur dyshime se fondet që vinin nga BE tjetërsoheshin. Madje, në mars të vitit 2021, përfaqësues të OLAF zbarkuan në zyrat e AZHBR duke konfiskuar dokumentet dhe kompjuterët. Në atë kohë, në krye të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ishte Frida Krifca, sot ministre e Bujqësisë, referon media online. “Kanë rezultuar me mangësi vetë procedurat e subvencionimit për skemat kombëtare të analizuara në dinamikë për kushtet dhe kriteret e përfitimit, si dhe zbatimit të tyre nga ana e AZHBR; financimet për mbrojtjen e ullirit nuk janë efektive, pasi nuk janë zbatuar siç duhet procedurat e prokurimit, nuk është vepruar në përputhje me kuadrin rregullator, verifikimet dhe monitorimet për këtë skemë nga AZHBR kanë qenë me mangësi, duke rritur premisat për abuzime nga ana e institucionit; fondet e investimeve të përfituara nuk janë shfrytëzuar si duhet në aspektin ekonomik, për të gjeneruar më pas të ardhura të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e zinxhirit të vlerës që të mund të zhvillojnë projekte të besueshme për financim; ka munguar sektori i monitorimit për një periudhë 4-vjeçare, e si pasojë edhe monitorimi i skemave kombëtare të vogla dhe investimeve, duke e ulur ndjeshëm efektivitetin e fondeve të dhëna për ato”, thekson në një nga raportet e veta KLSH, që raporton sistematikisht.

Është bërë e lodhshme tani që përgjegjësia po kthehet në individuale, por një gjë mbetet shqetësuese, perceptimi i korrupsionit nga Rama dhe e gjithë shpura e tij. Nuk mjafton të përcjellësh përgjegjësinë tek vartësit, por duhet të japësh besim dhe kurajë duke treguar, se di të mbash dhe përgjegjësi. Ndaj, ndodhi që organizimi i Konferencës e Parë Antikorrupsion, në qershor 2022, u bë më shumë “show” me mijëra punonjës të administratës publike, por përveç retorikës dhe fjalimeve politike nuk u prezantua asnjë analizë apo rezultat konkret. Shqipëria nuk është aq vetëm sepse “Përveç kostove ekonomike, korrupsioni përfaqëson një kërcënim thelbësor si një mjet i krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, i përdorur shpesh për të fituar ndikim dhe për të ruajtur operacionet e tyre”, thuhet në hulumtimin, i kryer për Parlamentin Evropian nga grupi i ekspertëve “Rand Europe”.

Çka njihet ose llogaritet është se autoritetet e ndryshme publike në Shqipëri realizojnë procedura prokurimi që variojnë nga 800 milionë në 1 miliardë euro në vit. Kolegët e “Reporter.al” llogarisin se: “një shumë minimalisht 200 milionë eurosh në vit, përfundon në xhepat e zyrtarëve. Dhe duke marrë parasysh se sa vend i varfër është Shqipëria, të 200 milionët në vit mjaftojnë për të shkatërruar çfarëdo lloj shansi për shtet ligjor dhe demokratik”.

Shqetësuese, por më shumë se kaq të dhimbshme, kur mendon se reagimi i qeverisë Rama është kaq i vakët. Dhe, më shumë akoma mënyra ende jo profesionale sesi shfrytëzohet nga opozita. Ende nuk e kuptojnë peshën e korrupsionit në vend, që ka nderuar dhe konceptin e jetës tek ne. “Korrupsioni është një kancer, një kancer që gëlltit besimin e qytetarëve në demokraci, pakëson instinktin për inovacion dhe kreativitet”, shprehej pak vite më parë, Joe Biden. E materializoi kauzën e tij, kur tashmë në listën “non grata” për mosfutjen në SHBA ka përfshirë shumë Ballkanas, që kanë rekorde korrupsioni. Berisha, Dako dhe Doshi e provuan në kurriz.

Por, çfarë përgjigje presin njerëzit për korrupsionin? Nga qeveria fare boshe. Duket se ndërgjegjësimi duhet të fillojë tek njerëzit tanë, tashmë një betejë krejtësisht e humbur. Nga ky korrupsion, njerëzit nuk po e dinë më kuptimin e jetës së tyre. Shqiptarët po i lëbyr kotësia. “Pothuajse në të gjitha rastet, kur njerëzit pyesin për kuptimin e jetës, ata presin t’u tregohet një tregim. ‘Homo Sapiensi’ është një kafshë tregimtare, që mendon përmes ngjarjeve dhe jo përmes numrave apo grafikëve dhe beson se edhe vetë universi funksionon si një ngjarje e mbushur me heronj dhe keqbërës, konflikte dhe zgjidhje, kulmime dhe funde të lumtura”, shkruan Harari te “21 leksione për shekullin XXI”. (Homo Albanicus)

Tags: Ben AndoniShqiperia Korrupsioni
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Një grua gjendet e vdekur në Montana, “fajësohet” ariu

Lajmi tjetër

Një kopje e rrallë e romanit debutues të Virgina Woolf, prezantohet për herë të parë

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM