Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dal kundër monopolit në fushën e homologimit.
Kështu ambasadori amerikan Philip Kosnett ka thënë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës rreth monopolit në fushën e homolohimit dhe kontrollimit teknik.
Ai ka shkruar në Twitter se Qeveria Haradinaj duhet të veprojë shpejt, duke respektuar rezolutën e votuar dje në Kuvend, për t’i hapur rrugë një procesi të drejtë dhe një konkurrence fer.
“Unë i ndaj shqetësimet me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett.