Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett, ka njoftuar se është takuar me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Mëngjesin e sotëm takova Albin Kurtin dhe ekipen e tij. Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Kosnett në Twitter.