Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – ShSKUK, ka njoftuar se në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme të ShSKUK-së janë të shtrirë 6 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid, transmeton Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientëme maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë .