Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e dytë kualifikuese të Euro 2024 kundër Andorës, shkruan Fol Drejt.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan të dy golat në një interval prej 3 minutash.
Kosova kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Edon Zhegrova në minutën e 59-të të takimit, pas një pasimi të Milot Rashicës, por gëzimi i vendasve ishte i shkurtër, pasi Andora barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 61-të të takimit përmes Rosas Ubach.
Pas këtij barazimi, Kosova ka dy pikë nga dy takime dhe gjendet në pozitën e tretë në grup. /FolDrejt/