Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kosova brenda tridhjeteshtatë shkronjave – një “turp” akademik!

Një recension më ndryshe, për një fjalor ndryshe

3 vjet më parë
in KRYESORE, KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Fjalori «Kosova brenda tridhjeteshtatë shkronjave» – i Qerim Ondozit, ndonëse origjinal e argëtues, nuk është bërë në mënyrë profesionale. Për këtë arsye, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), Instituti Hidrometeorologjik – jo por –  Instituti Albanologjik i Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, PEN Qendra dhe instanca relevante të tjera të mbipopulluara me intelektualë ilirë të fjetur, duhet të reagojnë menjëherë e pa vonesë. Shkurt, kushdo që nuk i beson këtij konstatimi, duhet ta blejë fjalorin e të bindet vet.

Nga Imer Topanica

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Një ndër vërejtjet e para që dua t’i adresoj këtu nëpërmjet këtij shkrimi, është se në këtë fjalor nuk thuhet pothuajse asgjë për shkronjën Ll.

Ll  e cila tradicionalisht simbolizon llapjanët heroikë e iliro-dardanë të vërtetë, është përshkruar në një mënyrë të thatë e pa kuptim. Të gjithë e dimë që silogjizmi «llapjan si krejt dynjaja!» është një konstatim tashmë i pranuar edhe shkencërisht. Sipas burimeve të tona të brendshme, intelektuali i famshëm facebookjan Fahri Xharra, sa s’i ka nxjerr në shesh disa dëshmi që i shpojnë tej e tej librat e historisë, arkivat e reliktet e kudondodhshëm; madje duke i shtjelluar, përimtuar e ndërlidhur fijet e gjuhëve të lashta nga ilirishtja, dalmatishtja, latinishtja, greqishtja, indishtja, egjiptishtja etj, për ta rivërtetuar atë që e thamë më sipër (nëse e mbajtët mend!). Bile, në vijë me këto argumente një antropolog ilirodashës, po ashtu i rrjeteve sociale, para disa ditësh tha: «Krejt dynjaja është llapjane, veç që një pjesë nuk është e vetëdijshme për këtë!»

Shkurt shpjegimet për këtë shkronjë, nuk ekzistojnë.

Tutje: shkronja «Sh», është përfaqësuar me një fjalë të huazuar nga gjermanishtja. Ne vërtetë kemi miqësi me popullin gjerman, por gjuha jonë e pasur ka mjaft fond fjalësh, me të cilat mund të mburret. Afër mëndësh, autori, redaktorja e recensentët e librit, nuk kanë qenë në dijeni të fjalës «shej».

Shej – është bërë e famshme në kuadër të fjalisë, po aq të famshme: Shej s’ma ka lanë!; e artikuluar kjo në mënyrë brilante nga një politikan ilir llapjan. Është turp për hartuesin e fjalorit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që nuk e kanë ditur dhe shfrytëzuar këtë sentencë filozofike llapjane, e cila manifeston këmbëngulësinë, mos-dorëzimin e qe besa edhe optimizmin i cili është i domosdoshëm në situata të vështira.

Një tjetër shkronjë, që përfaqësohet ideologjikisht gabim, është shkronja «Ç». Në ilustrim, siç mund ta shihni, është i “gravuar” një çaj rusi. Duke qenë se emri i kësaj pijeje, në kuptimin etimologjik, ndërlidhet me gjuhët dhe kulturat e lindjes, vë në dilema orientimin gjeopolitik e gjeostrategjik të autorit të fjalorit, bashkë me ilustratorin Driton Selmanin.

Togfjalëshi «çaji i rusit», andaj, komprometon në mënyrë të pavetëdijshme vizionin shqiptar për të ardhmen, prandaj, në ribotimin e tij (nëse do të ndodh ndonjëherë), kjo shkronjë duhet të ndërlidhet me ndonjë fjalë, emër, folje, parafjalë etj, tjetër, në mënyrë që të mos u lëmë shteg armiqve të na etiketojnë si pro kështu, a anti ashtu.

Në disa nivele, ka njëfarëlloj rezultati, sikundër e lavdëron aftësinë e gjuhës sonë për të shpikur a riprodhuar fjalë, për ta nxjerr nga telashet përdoruesin ilir. Fjala vjen kur i shpjegon emrat foljor: kësi, asi, qesi, qasi.

Citojmë:

«Ndodh pra të shkosh në dyqan (kryesisht market, supermarket) dhe të thuash: m’i jep dy kësi me asi, dhe katër asi me kësi (dhe shitësi, a shitësja, në bazë të mimikave dhe gjuhës së trupit dhe të gishtave të blerësit, e din çka kërkon blerësi).[i]

 

Anët pozitive

Formati i librit, dizajni, faqosja dhe ana teknike në përgjithësi, janë realizuar mirë. Fonti i shkronjave, i përshtatshëm për lexim, shpjegimet të kuptueshme dhe pa gabime ortografike, përveç në rastet kur ato janë lëshuar qëllimshëm.

Këto, sipas nesh, janë anët e pakta pozitive të librit në fjalë.

Kuptohet, kur i lavdëron shqiptarët dhe paraardhësit e tyre: ilirët e deri te pellazgët; ose edhe miqtë e shqiptarëve, mund të vlerësohet si anë pozitive – por në kuptimin përmbajtjesor të tekstit.

Informata shtesë (ose prapashtesë)

Fjalori u promovua mbrëmë në një ambient gjysmë të fshehtë, ndërsa të ftuarit (jam dëshmitar jo-okular), arritën në orën e paraparë në mënyrë, pothuajse, ilegale.

Ai tashmë është shpërndarë në të gjitha libraritë e kryeqytetit dhe mund të blihet kundrejt një pagese prej 8 eurosh, nëse nuk gabohem.

Autor është Qerim Ondozi;

ilustrimet i ka bërë artisti i mirënjohur Driton Selmani;

redaktore dhe lektore Florie Xhemajli;

recensent Arif Muharremi;

tirazhi 300 copë;

ndërsa si projekt është mbështetur nga CHwB Kosova.

Krejt për fund, një rekomandim

Si lexues dhe për më tepër si ilir, nuk mund të mos them që po të ishte në dorën time, fjalori do të dilte më i pasur, me më shumë fjalë e me përshkrime më të zgjeruara. S’do mend që ideja është origjinale, artikuluar nëpërmjet veprës në mënyrë shumë kreative, sa që e bënë atë tërheqëse për lexim, por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëhet më shumë dhe më mirë.

Me anë të këtij shkrimi, ju nxis që ta blini e ta lexoni sa më shpejt, sa nuk janë zhdukur kopjet e para nga raftet e librarive, në mënyrë që ta denoncojmë më vonë, për shumë lëshime të cilat ia radhitëm në krye të herës./FolDrejt/

 

[i] Ondozi. Q: KOSOVA BRENDA TRIDHJETESHTATË SHKRONJAVE; Cultural Heritage Without Borders Kosova Programi Heritage Space; Prishtinë 2022, fq 85

Tags: FjaloriImer TopanicaKosova brenda tridhjeteshtatë shkronjaveQerim Ondozi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Parashikimet e superkompjuterit për Kupën e Botës: Kush do ta fitojë finalen Argjentinë-Portugali

Lajmi tjetër

Guvernatori: Ukraina shkatërroi kazermat ruse në rajonin Luhansk, të paktën 10 oficerë të vrarë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM