Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka thënë se dy palët, Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Udhërrëfyesit për të cilën janë pajtuar, shkruan Fol Drejt.
Ajo i ftoi palët që ta de-përshkallëzojnë situatën dhe të përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord.
“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes… U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore…Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja Von der Leyen.
Kryetarja e Komisionit ka folur po ashtu edhe për situatën në Ukrainë./FolDrejt/
Ukraine needs long-term security.
At the @NATO Summit we are discussing how to best provide for this.
The EU contributes with investments, weapons, training and support to the reforms that can lead Ukraine into the EU and NATO. pic.twitter.com/0HRIPcAg36
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 12, 2023