Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kosova dhe Serbia s’kanë vullnet për dialog, BE – e pafuqishme për t’i nxitur

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë një agjendë të negociatave për vitin 2022, e cila duhet të jetë në shërbim të arritjes së qëllimit final dhe në interes të të dyja palëve si palë të barabarta në negociata, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiq, nuk presin që gjatë këtij viti të ketë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që do të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Për më shumë, sipas tyre, deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, të cilat priten në pranverën e këtij viti, procesi i dialogut nuk do të shënojë lëvizje fare.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Bislimi: Qasja jonë është e hapur dhe konstruktive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shef i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë me procesin e dialogut dhe këtë tashmë ua ka bërë të ditur vendeve aleate të saj në takimet që ka pasur muajve të fundit.

“Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë procesin e dialogut, ashtu si ka bërë deri më tani, në kuptim të arritjes se një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse, e cila do të sillte njohjen e Kosovës nga Serbia. Qasja jonë është plotësisht e hapur dhe konstruktive, por është e bazuar në parime që sot janë bazament i politikës së jashtme të shteteve të NATO-s”, ka thënë Bislimi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut, por i ka akuzuar autoritetet e Kosovës se nuk duan të vazhdojnë procesin.

Bashkimi Evropian ka rolin e lehtësuesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe Qeveria e Kosovës vlerëson se BE-ja e ka ruajtur neutralitetin minimal në këtë proces.

“Megjithatë, Qeveria pret nga Bashkimit Evropian që të ruajë një kornizë të dialogut që është e bazuar në vetë vlerat e traktateve të saj themeluese dhe një qasjeje që e promovon sigurinë regjionale të Ballkanit Perëndimor, në pajtueshmëri me pritjet e NATO-s dhe në mbrojte të regjionit tonë nga ndikimi rus e kinez”, ka thënë Bislimi.

Maliqi: Ambasadorët e rinj të SHBA-së me dinamikë të re

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, redaktor dhe bashkëthemelues i blogut “Sbunker”, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë vlerëson se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë vullnet për të vazhduar procesin e dialogut. Për më shumë, sipas tij, ngecja në përgjithësi e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane, e lë BE-në pa mekanizmin e shtytjes së jashtme që procesi të vazhdojë.

Maliqi thekson se bazuar në situatën aktuale, vetëm thellimi eventual i krizës politike dhe kalimi në krizë të sigurisë në veri të Kosovës, mund të jetë shtysë për vazhdimin e procesit të dialogut.

“Këto lloj zhvillimesh mund ta rikthejnë procesin politik dhe vëmendjen ndërkombëtare në veçanti. Së dyti, në SHBA mund ta kemi një dinamikë të re me ardhjen e ambasadorëve, në Prishtinë (Jeffrey Hovenier) dhe në Beograd (Christopher Hill), të cilët mund t’ia japin një dinamikë tjetër, si dhe përdorimi – siç është premtuar- i mekanizmave kërcënues, të tipit të sanksioneve për aktorët e ndryshëm. Por, fundja as vetë SHBA-ja nuk do ta ketë këtë mundësi pa ndodhur diçka në frontin evropian”, vlerëson Maliqi.

Ai shton se pa përmbylljen e zgjedhjeve presidenciale në Francë, në muajin prill dhe ndonjë dinamike në zhvillimet evropiane për sa i përket Ballkanit Perëndimor, si dhe pa përmbylljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, nuk do të mund të shihet ndonjë energji e re e kryqëzuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar një samit në muajin qershor, ku mund të sqarohet perspektiva evropiane për rajonin, gjë që mund të reflektojë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Gogiq: Ngecja e dialogut pasojë e ngecjeve në integrimet evropiane

Politologu Ognjen Gogiq thotë se marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vetëm eufemizëm për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Nisur nga kjo, sipas tij, në procesin e dialogut Serbia është faktori kyç, për shkak se në fund të procesit të bisedimeve ajo duhet t’i ofrojë Kosovës të paktën njohjen implicite apo të nënkuptuar.

“Mbase Serbia do të ishte e gatshme ta bëjë këtë, por me kushtin që kjo t’i shpaguhet përmes integrimeve evropiane. Por, Serbia nuk mund ta bëjë këtë, sepse integrimet evropiane tash për tash kanë ngecur për një varg arsyesh dhe rrjedhimisht ajo nuk është e gatshme që të bëjë çfarëdo lëshimesh në raport me Kosovën. Dhe, kjo është esenca e kësaj situate ku dialogu shënon ngecje”, thotë ai.

Gogiq shton se kjo situatë tash për tash i konvenon presidentit serb, Vuçiq,dhe ai nuk është i gatshëm që të shkëmbejë njohjen e Kosovë për integrime evropiane, përderisa të mos ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare. Por, siç thotë ai, asnjë politikani në Kosovë dhe as kryeministrit Kurti nuk i përgjigjet ngecja e procesit të dialogut, për shkak se të gjithë dëshirojnë ta dëshmojnë dhe rrumbullakojnë shtetësinë e Kosovës.

Por, sipas tij, në raport me integrimet evropiane, Kosova nuk ka marrë asnjë shtysë, përfshirë as liberalizimin e vizave, për të cilin i ka përmbushur kushtet sipas Komisionit Evropian.

Kriza e sigurisë, si shtysë për vazhdimin e dialogut

Megjithatë, Maliqi dhe Gogiq nuk presin që gjatë vitit 2022 mund të ketë përmirësim të mjaftueshëm të rrethanave që do të çonin drejt ndonjë marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Maliqi thotë se ajo çfarë mund të pritet është rifillimi dhe ricaktimi i kornizave të procesit të dialogut, por megjithatë, ai vlerëson se vullneti i liderëve kryesorë politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe Serbi, për të vazhduar procesin, do të mungojë.

“Mirëpo, çfarë kemi mësuar gjatë dekadës së fundit, është se shumë shpesh zhvillimet dalin përtej kontrollit të politikanëve individualë dhe liderëve rajonalë dhe veçanërisht kjo kriza e përgjithshme e sigurisë që po ndodh në Evropën Lindore, në Ukrainë, por edhe në Bosnjë (e Hercegovinë) mund ta ridimensionojë dhe mund t’i përshpejtojë dhe kalibrojë interesat dhe dinamikat, gjë që mund të reflektojë pastaj edhe në dialogun Kosovë-Serbi”, thekson Maliqi.

“BE-ja të jetë më konstruktive”

Politologu Gogiq shpreh mendimin se deri pas pushimeve të verës nuk do të ketë ndonjë lëvizje domethënëse në dialogun Kosovë-Serbi.

“Para së gjithash, mendoj se nuk do të ndodhë diçka e rëndësishme në rrugën e lëvizjes së Serbisë kah Bashkimi Evropian, gjë që do ta motivonte atë që të jetë më konstruktive në dialog. Kur bëhet fjalë për Kosovën, unë po shpresoj që Brukseli, Bashkimi Evropian e ka kuptuar që Kosovën nuk mund ta mbajnë më në statusin e ngecjes. Unë po shpresoj që e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë që Kosova të jetë më konstruktive në dialog dhe reforma, atëherë duhet ta kryejnë pjesën e tyre të punës dhe këtu mendoj, para së gjithash, për liberalizimin e vizave”, thotë Gogiq.

Më 7 dhjetor të vitit 2021, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë medieve se është në kërkim të zgjidhjes për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ka vullnet, problemi mund të zgjidhet qysh nesër apo tre vjet më vonë”, pati deklaruar Borell.

Gjatë vitit 2021, dialogu Kosovë – Serbi është zhvilluar kryesisht në nivel të ekspertëve, ndërkaq në nivelin e lartë politik janë zhvilluar dy takime ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, në qershor dhe në korrik. Në asnjërin prej këtyre takimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. /REL/

Tags: Albin KurtidialogKosoveSerbiVuçiq
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ronaldo: “Ose unë ose ai!” – u jep ultimatum “djajve”

Lajmi tjetër

A do të konfiskohet pasuria e politikanëve të korruptuar?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM