Në muajin nëntor pritet të zhvillohet një ndeshje vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Klankosova.tv mëson se federatat e dyja vendeve janë duke punuar për zyrtarizimin e kësaj ndeshje.
Data e mundshme për zhvillimin e kësaj loje është 19 nëntori.
Loja pritet të luhet në Gjermani, në qytetin e Frankfurtit.
Deri më tani Kosova dhe Shqipëria, i kanë zhvilluar tri miqësore, nga një fitore i kanë dyja kombëtaret kurse njëra ka përfunduar me barazim, njofton Klankosova.tv