Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha sot në një postim në rrjetet sociale se “përmes kësaj pakete mbrohen të drejtat shoqërore, gjë e cila do të shërbejë, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”.
“Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës nisën në vitin 2020 dhe kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme. Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, tha Hado.
Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet./TCH