Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për kandidaturën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, transmeton Fol Drejt.
“Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Sportit e Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi që Shqipëria të përkrah kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.”, shkruan në njoftimin e ministrisë.
Tutje, në komunikatë thuhet se me anë të kësaj marrëveshje sigurohet mbështetje në lehtësimin e procesit të përgatitjes dhe organizimit të garave të sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar. /FolDrejt/