Sot, pas mbledhjes së përbashkët, të mbajtur mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë nënshkruar dy marrëveshje në fushën e Drejtësisë.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook.
Ajo u shpreh se bashkë me homologun e saj shqiptar, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja në fushën e Drejtësisë.
“Sot, në prag të shënimit të 28 Nëntorit dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit, me homologun tim, Ulsi Manja, nënshkruam dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë.
– Marrëveshja për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe
– Marrëveshja për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht.”, ka shkruar Haxhiu./FolDrejt/