Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka bërë një parashikim të frikshëm për Kosovën, nëse ideja e Ballkanit të Hapur, sipas tij, jetësohet.
Presidenti Gjukanoviq ka thënë se autorët e idesë së “Ballkanit të Hapur” kishin për qëllim zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara” – citohet të ketë thënë ai.
I pyetur nëse “e dimë se si përfundon?”
Gjukanoviq ka thënë “sigurisht”, duke shtuar se ideja do “të përfundojë me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera.”
Presidenti Gjukanoviq, nuk e ka kursyer as Kryeministrin Abazoviq, për veprimet e fundit politike të cilat i ka ndërmarr në lidhje me kishën. Sipas tij, ai do të gjykohet nga populli për këto veprime./FolDrejt/