Pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë edhe Kosova mendon të vendosë tarifën rrugore, kjo për t’u shfrytëzuar për mirëmbajtjen e rrugëve, informon foldrejt.com.
Ministria e transportit konfirmoi se edhe Kosova do të vendos taksë rrugore, por se çmimet do të jenë të arsyeshme për dallim nga Shqipëria.
“Disa herë e kam përsëritur që taksë do të ketë sepse investimet në autostrada kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë. Por ne do të jemi të kujdesshëm që të vendosim një çmim të arsyeshëm për dallim nga Shqipëria.”, u shpreh ministri Pal Lekaj.
Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria fillon nga 2.5 euro e shkon deri me 23 euro.