Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është deklaruar se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), janë të gatshme për t’i dalë në ndihmë Greqisë, pasi kjo e fundit u godit nga një tërmet i fuqishëm, transmeton Fol Drejt.
Ministri ka thënë se FSK do të jetë e gatshme t’i ndihmoj edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut po qese kanë pësuar dëme nga ky tërmet:
Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë.
Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme.