Edi Rama ka thënë së fundmi se Kosova e ka një ofertë më të mirë në tavolinë, për të ardhmen e saj, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri i Shqipërisë edhe një herë është përfshirë në debatin për Kosovën, duke thënë se plani franko – gjerman, është një ofertë e leverdishme.
Ai këto komente i bëri gjatë një interviste të dhënë për Euronews Albania.
“Unë i kam thënë opinionet e mia. Ajo që shumë kush komentojnë duke ju hakërryer apo ju ankuar apo shprehur ndjenja negative miqve, partnerëve, aleatëve tanë është se ndërkohë që flasim ndryshe nga të gjitha herët tjera në të shkuarën Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj. Ka ë tryezë planin franko-gjerman, të cilën është Kosova në radhë të parë dhe jemi ne shqiptarët që jemi të interesuar dhe duhet ta shtyjmë përpara deri në fund duke këmbëngulur për tryezën, për të shfrytëzuar këtë potencial të aleancës dhe miqësisë me bashkësisë euro-atlantike për ta detyruar Serbinë që ta pranojë…
Praktikisht që do të thotë hapja përfundimtare e rrugës, të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të[ gjithë dhe me ulësen e vet në Kombet e Bashkuara”, u shpreh më tej Rama.
Ua kujtojmë se Kryeministri Rama ka bërë përpjekje tash e sa kohë ta marr një rol kyç në çështjen Kosovë – Serbi, duke iniciuar madje edhe përpilimin e një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe duke ua dorëzuar Francës dhe Gjermanisë, si dy vende kyçe në procesin e bisedimeve./FolDrejt/