Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo mbledhje do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë, në Tiranë, me fillim nga ora 10:00, transmeton Fol Drejt.
Deputetëve do t’u drejtohen në këtë mbledhje dy kryetarët e dy Kuvendeve, Glauk Konjufca nga Kuvendi i Kosovës dhe Lindita Nikolla nga Kuvendi i Shqipërisë.
Tutje, në këtë mbledhje do të flasin edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama.
E fjalë përshëndetëse do të ketë edhe nga krerët e grupeve parlamentare të të dy Kuvendeve, për të vazhduar më pas me aktivitete tjera kulturore./FolDrejt/