Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), Kosova ka eksportuar por edhe importuar qindra GWh energji elektrike gjatë muajit gusht, shkruan Fol Drejt.
Sipas ASK-së “importi i energjisë elektrike në muajin gusht ishte 355.24 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 367.03 GWh.”
Sipas raportit “Bilanci i Energjisë në Kosovë, Gusht 2022”, në muajin gusht 2022, “prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 447.18 GWh, Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.37 GWh.” dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 20.49 GWh.”
Ky është raporti i plotë:
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon, në baza mujore, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë
Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin gusht 2022.
Në muajin gusht 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 447.18 GWh, Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.37 GWh.” dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 20.49 GWh.
Gjatë muajit gusht 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 460.24 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 363.42 GWh, ose 9.66% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6.84%.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në muajin gusht ishte 355.24 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 367.03 GWh.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.73 mijë ton, ose 2.49% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.