Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti sot në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Ministri Shala e falënderoi ambasadorin Al Marri për ndihmën që ka dhënë Katari për Kosovën, duke kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy vendeve të kalojë në një nivel tjetër.
Ai theksoi se Kosova është e interesuar që të ketë investitorë nga Katari, duke shtuar se Ligji për Investime Strategjike, që tashmë është funskionalizuar, ofron kushte shumë të mira për investitorët potencialë.
Ndërsa, ambasadori Al Marri tha se është nder dhe kënaqësi për të që është në Kosovë, duke rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.
Ai tha se ka ardhur në Kosovë për përforcimin marrëdhënieve në mes të dy shteteve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në nivelin ekonomik.