Presidentja e Kosovës është kthyer pas një qëndrimi disa ditor në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Fol Drejt.
Osmani gjatë qëndrimit atje ka zhvilluar një varg takimesh. Në margjina të këtij punimi ajo është takuar edhe me presidentin e SHBA-së Joe Biden, pastaj sekretarin amerikan Blinken.
Osmani ka takuar edhe nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary DiCarlo.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë” – ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook./FolDrejt/