Shtrenjtimi i produkteve e ka zbehur fuqinë blerëse dhe e ka thelluar varfërinë në Kosovë. Vetëm muajin e kaluar, inflacioni ka shkuar në 12.7%, ndërsa disa çmimet e disa artikujve po vazhdojnë të rriten ditë pas dite.
Sipas Vebi Mujkut nga Qendra për Punë Sociale në kryeqytet, kjo ka ndikuar që shtresa e mesme të kalojë në shtresë të varfër, kurse ajo e varfëra të përballet me varfëri ekstreme.
Në fakt, Dita Ndërkombëtare e Varfërisë që shënohet çdo 17 tetor, e gjen tërë botën me mirëqenie më të ulët. Sipas ekspertit të tregjeve financiare, Emanuel Bajra, këtë standard e kanë shkaktuar krizat e njëpasnjëshme, që nga 2007, pastaj pandemia, kurse tash lufta në Ukrainë, kriza energjetike e inflacioni.
Sipas tij, qeveria në Kosovë duhet të mendojë plane më afatgjata për zbutje të varfërisë. Kurse Mujku ka thirrje për përfituesit e skemave sociale që t’i pranojnë ofertat për punë.
Sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë në Kosovë çdo vit sillet rreth 20%.