Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, ua ka kujtuar faktorëve ndërkombëtarë që sot janë mbushur 4 vite qëkur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, shkruan Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova është vend demokratik dhe pro BE-së, por kjo nuk i ka ndihmuar asaj të integrohet drejt Perëndimit.
Për më shumë, mbetet ndër vendet më të izoluara në Ballkan dhe Evropë.
“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar Kurti./FolDrejt/
Today marks 4 years since @EU_Commission confirmed for 2nd time that Kosova fulfilled all the criteria for visa liberalization. We’re the most democratic & pro-EU country in Western Balkans, yet the most isolated.
Our citizens hopes should be met w/EU decisivness & solidarity. pic.twitter.com/tj1A6Og7Tq— Albin Kurti (@albinkurti) July 18, 2022