Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave sonte luan kundër Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021, sfidë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.
Para stërvitjes në konferencë për media përzgjedhësja, Afërdita Fazlija dhe lojtaret Edona Kryeziu dhe Erëleta Memeti, kanë shfaqur optimizmin për fitore, edhe pse kanë vu në pah mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.
Kosova ka mungesa të shumta, pasi shkaku i pandemisë Covid 19, lojtaret nga Diaspora, nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendit tonë.
Ndeshja transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Një orë para fillimit të ndeshjes, përzgjedhësit e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu, Memeti.
Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik, Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassova.