Kosova është goditur nga një tërmet i lehtë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, transmeton Fol Drejt.
Sipas EMSC – faqe evropiane, epiqendra e tij është regjistruar në jugperëndim të Mitrovicës, 21 kilometra në jugperëndim të saj, si dhe 12 kilometra në verilindje të Istogut.
Tërmeti raportohet të ketë qenë 2.9 shkallë të Rihterit.
Po sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur rreth orës 2:51./FolDrejt/