Kosova kishte mundësi të shkruante historinë, por humbi denjësisht kundër Çekisë me rezultatin 2 me 1. Pavarësisht se pjesën e dytë Kosova e filloi në avantazh me supergolin e Nuhiut, ekipi i dardanëve nuk arriti të kontrollonte lojën në minutat e mbetura – duke pranuar dygola dhe humbur ndeshjen me 2 me 1, informon foldrejt.com.
Në anën tjetër Shqipëria ka mundur të rrëmbejë vetëm një pikë me kombëtaren modeste të Andorrës.
Tashmë zyrtarisht Shqipëria është jashtë mundësisë së kualifikimit për Euro 2020, kurse Kosova mund ta provojë fatin në mars 2020 kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve./Foldrejt.com