Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e mërkurë, ditë zije, në shenjë solidarizimi me popullin turk dhe sirian, të cilët u tronditën nga një tërmet i fuqishëm, shkruan Fol Drejt.
Pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, janë raportuar mijëra të vdekur dhe të lënduar.
“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.
Presidentja ka thënë se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona”, thuhet në njoftimin zyrtar, të publikuar dje./FolDrejt/