Sot në Bruksel, Presidentja Osmani është takuar edhe me Kryeministrin e Irlandës Micheál Martin, si dhe me Thomas Byrne, Ministër për çështje Evropiane i këtij shteti.
Ajo ka falenderuar Irlandën për mbështetjen e deritanishme, duke potencuar se integrimi euro-atlantik nuk ka alternativë për Republikën tonë. Ajo megjithatë potencoi se sa më shumë që BE e zbehë dhe zvarritë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, aq më tepër do të krijohet hapësirë për ndikime malinje të faktorëve të tjerë në rajonin tonë, transmeton Fol Drejt.
Presidentja kërkoi mbështetje nga Irlanda edhe për anëtarësimin e e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani e ka rolin udhëheqës. “Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë edhe qytetarët e Kosovës, por edhe vetë Këshilli i Evropës duke forcuar rradhët e veta me një shtet demokratik me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit”, potencoi ajo./FolDrejt/