Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes ka bërë të ditur se Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”, çka do të dëshmojë edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj
“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane. Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmojë edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj./FolDrejt/