Ndërsa sot në Gjermani pritet të nisin takimet në kuadër të “Procesit të Berlinit”, është paralajmëruar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve nga pala kosovare, shkruan Fol Drejt.
Në ceremoni do të marr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, por jo edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ngjarja nis në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë një fjalim para liderëve.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e ujdive për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.
Po ashtu pritet edhe një liberalizim i tregut ballkanik, meqë hiqen barrierat, duke e shndërruar rajonin në një treg të përbashkët./FolDrejt/