Vendet perëndimore kanë reaguar ashpër duke vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë, derisa në shumë vende është ngritur alarmi për sigurinë e tyre kombëtare pas agresionit ndaj Ukrainës.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, tha se Kosova është në linjën e tretë të rrezikut nga Rusia.
“A do të ketë rrezik Kosova rrezik nga Rusia, sigurisht se po. Por nuk kemi ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë apo të shpejtë. Tensione sigurisht se do të ketë për shkak të prezencës agresive të shërbimeve sekrete ruse dhe diplomacisë ruse”.
Ibishi thotë se Kosova sikurse edhe bota mund të rrezikohet nga gabimet që mund të ndodhin.
“Shembull i freskët është rrezikimi i papritur i Kroacisë nga rrëzimi i një droni. Sot bota ka shumë dronë dhe rrëzimi i një të tilli në Kroaci nuk ishte ndoshta i rastësishëm”.
Eksperti thotë se në fund të fundit jemi të rrezikuar edhe nga ndonjë bombë bërthamore pasi sipas tij në doktrinën ruse përmendet edhe përdorimi i armëve bërthamore.