Republika e Kosovës dhe Izraeli kanë nënshkruar tri memorandume bashkëpunimi.
Nënshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, transmeton Fol Drejt.
MPJD ka bërë të ditur se memorandum i parë ka të bëjë me fushën e arsimit, kulturës, dhe shkencës.
Derisa memorandum tjetër ka të bëjë me një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fusha si dhe bashkëprodhim në filma.
Donika Gërvalla gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, është deklaruar se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve.
“Israeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë, Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, ka thënë Gërvalla./FolDrejt/
DPM/FM🇽🇰 @gervallaschwarz paid her first diplo. visit to Israel since Israel-Kosova established relations and met with her counterpart 🇮🇱 FM @yairlapid. 🇮🇱 has a special place in the hearts of our people. We conveyed our most profound appreciation for their efforts to promote 🇽🇰. pic.twitter.com/jCyvtwOXqe
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 9, 2022