Edhepse në avantazh deri në minutën e 89, Kosova nuk mundi të ruajë fitoren kundër danezëve. Kosova barazoi me rezultat 2:2 me Danimarkën, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në praninë e më së 13 mijë shikuesve.
Futbollistët Amir Rrahmani dhe Bersant Celina, janë golashënuesit e Kosovës, duke shënuar në minutat 42 dhe 66, respektivisht.
Tashmë dueli i radhës i Kosovës është në 25 mars, kundër Bullgarisë./Foldrejt.com