Njohësi i zhvillimeve politike, profesori dhe analisti Nezir Kraki, në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për presionin të cilin po ia bënë Kosovës, për shkak të zhvillimeve të fundit në veri, shkruan Fol Drejt.
Sipas tij Gabriel Escobar nuk është Amerika dhe se kërkesat e kërcënimet e tij “nuk janë amerikane por serbe.”
Për këtë shkak, sipas Escobarit, “Kosova është për zgjedhje të reja në veri dhe qasje e Albinit është më pro-amerikane në afat të gjate sesa qasja e Escobarit i cili është në kërkim të një suksesi personal momental.”
Prandaj sipas Krakit, nuk është më koha e rrëzimit dhe emërimit të një qeverie demokratike “në zemër të Evropës.”
Madje Kraki ka thënë se Kosova nuk është Sudan e as Libi.
Ky është statusi i tij i plotë:
Gabriel Escobar nuk është Amerika. Kerkesat e kercenimet e tij nuk jane amerikane por serbe.
Kosova është per zgjedhje te reja ne veri dhe qasje e Albinit është më pro-amerikane ne afat te gjate sesa qasja e Escobarit i cili është ne kerkim te nje suksesi personal momental. Nuk është me koha kur rrezohen e emerohen qeveri demokratike ne zemer te Evropes. Nuk eshte Kosova Sudan as Libi. Vjen si kauboj i Teksasit duke abuzu me fuqine e Amerikes dhe me miqesine qe ne kemi me të.
Miroslav Lajçak nuk është Evropa. Kurre s’ka qenë. Si minister i jashtem i Sllovakise ne ate kohe, ky eshte pozicionu kunder Evropes e kunder Amerikes duke e kundershtu me zell e me bindje pavaresine e Kosoves. Kurre, ne asnje moment ky person nuk ka shfaq asnje fije respekti ndaj Kosoves apo pranimi qofte edhe simbolik te shtetit tone. Misioni i tij është evitimi i konfliktit, jo gjetja e zgjidhjeve afatgjata.
E kercenimi i vetem per konflikt ne Ballakn eshte Serbia, jo Kosova. Serbia e ka ne kushtetute Kosoven. A e ka permend kete gje Escobari apo Lajçaku? Joooo! Atehere, thene qafen se Kosova eshte ne shpine e vet dhe asnje pretendim s’e ka mbi Serbine apo token e saj. Eshte kollaj me arrit sukses diplomatik ne kete menyre, duke e kercenu e poshteru viktimen, te dobetin. Tani çoni lapolte « Albini po na pengon, duhet mi denu Kosoven se s’po pranon dhunim publik ».
Misionarë mercenarë!