Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Kosova nuk është Krimea

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Njësia ushtarake që sulmoi sot befasisht Policinë e Kosovës më solli ndërmend pamjet e vitit 2014, kur Rusia sulmoi Krimenë me një ushtri anonime, pa simbole dhe shenja identifikuese, duke përdorur shpërfillur krejtësisht ligjet e luftës.

Nga SANDËR LLESHAJ

Të ashtuquajturit “little green men” u shfaqën si fantazma, duke sulmuar aeroportet, bazat ushtarake dhe institucionet e Krimesë, ndërkohë që Putini dhe Rusia e tij ngrinin djallëzisht supet si krejt të pafajshëm për atë që po ndodhte përpara syve të të gjithë botës, e cila, si përherë, shihte duarkryq dhe plot hutim.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Edhe sot, në Kosovë, sulmoi një njësi e mirëfilltë ushtarake, me organizim, armatim, uniformë dhe të gjithë parametrat e nevojshëm që përbëjnë një formacion tipik ushtarak. E vetmja gjë që i mungonte kësaj njësie ishin simbolet mbi uniformë. Është pikërisht ky detaj që i bën ata shumë të ngjashëm me ato fantazmat e gjelbra të Krimesë, të cilët pak më vonë nga Rusia u quajtën “polite, armed men” si me thënë “burra të armatosur e të fisëm”, që në fakt ishin pjesëtarë të forcave speciale ruse, të ashtuquajturat “Spetsnaz”.

Me këto njësi ushtarake të anonimizuara prej mungesës së simboleve mbi uniformë, filloi Lufta e Ukrainës, ose tragjedia më e madhe në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Mungesa e një reagimi të vendosur të Ukrainës dhe të botës demokratike asokohe solli më vonë atë që po shohim tash përtej dy vitesh në Ukrainë, fundin e së cilës askush nuk e ka të qartë ende.

Ajo që po ndodh sot në Kosovë, ka një ngjashmëri shqetësuese me Krimenë e 2014- ës. Besoj se leximit të deritanishëm të situatës në Kosovë nga vëzhguesit apo përgjegjësit politikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, i mungon thellësia e plotë.

Në Kosovë nuk ka sulmuar thjesht një grup i organizuar kriminal apo një bandë e armatosur!!! As thjesht një grup terrorist!!! Në Kosovë po zhvillohet një sulm ushtarak, që deri tani është përqendruar kundër Policisë së saj në kufi.

Asnjë pikëpyetje nuk mund të ketë për karakterin ushtarak të sulmit, ndërkohë për t’u sqaruar mbeten disa pyetje të tjera si për shembull:

– Nën komandën e cilit shtet është njësia ushtarake që ka sulmuar në veri të Kosovës?

– Cilat janë elementet e tjerë të strukturave ushtarake të përfshira në sulm, pasi është e vështirë të mendohet që kjo aventurë e rrezikshme të jetë e izoluar dhe jetime?

– Cilët janë objektivat e sulmit?

Sulme të tilla, mirëfilli ushtarake, por anonime në dukje, zhvillohen kështu për të shmangur përgjegjësinë ndërkombëtare të organizatorëve, të cilët e nxjerrin kokën pas suksesit, si Putini në Krime në 2014, ose mbeten në hije në rast dështimi.

Sigurisht që sulmi në Kosovë do të thyhet dhe ndoshta shefat e tij do të mbeten zyrtarisht të panjohur, ndonëse nuk ka njeri me minimumin e arsyes që nuk i njeh ndërkohë ata.

Megjithatë, aktualisht mbetet me rëndësi jetike mposhtja me vendosmëri dhe me shpejtësi të madhe e sulmit në nivelin ushtarak. Këtë detyrë e kanë në radhë të parë forcat e sigurisë së Kosovës dhe KFOR.

Por sulmi duhet mposhtur edhe në nivelin politik. Për këtë ka përgjegjësi qeveria e Kosovës, qeveria e Shqipërisë, NATO, BE, OKB dhe të gjithë ato forca që realisht janë të rreshtuara në mbrojtje të lirisë.

Është me rëndësi që reagimi politik kundër këtij precedenti të rrezikshëm të jetë i qartë dhe i vendosur. Reagimet anemike, ambigue si dhe dërdëllisjet letargjike apo deklaratat e lodhura burokratike, jo vetëm që nuk ndihmojnë, por përkundrazi inkurajojnë agresorët e maskuar në Kosovë.

Këtu nuk ka “palë”, por një agresor dhe Kosova nga ana tjetër.

Reagimi i shpejtë dhe i qartë tani është vendimtar që agresioni të ndalohet dhe organizatorët e tij të shkurajohen dhe të vijojnë që të mbeten edhe më tej “zyrtarisht” anonimë. Në të kundërt, ata do të mund të inkurajohen nga “suksesi”, të nxjerrin kokën dhe të vijojnë mjeshtërinë e vjetër: përhapjen e zjarrit në Ballkan.

Pikërisht për faktin se rasti i Kosovës është shumë më i ndryshëm nga ai i Krimesë, edhe pasojat e përshkallëzimit të konfliktit do të ishin katastrofike. Por, ndryshe nga ukrainasit e 2014-ës, që e kishin bërë luftën e fundit në 1945-ën, shqiptarët e Kosovës e kanë mbyllur luftën e tyre vetëm para disa vitesh. Dhe me fitore!

Tags: KosovekrimeluftarusiSandër LleshajSerbiUkraine
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Së shpejti në Prishtinë, “Edicioni i shtatë i Festivalit të Kafes dhe Çajit”

Lajmi tjetër

Çfarë kishte thënë Vuçiq për Radojçiqin? Portali serb zbulon lidhjet e tyre të vjetra

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM