Serbia nuk ka bërë kërkesë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve të saj, edhe në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Përgjigja e institucioneve të Kosovës që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti Serbia drejtuar shtetit të Kosovës me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane, do të shqyrtohej ajo kërkesë dhe do të merrej vendimi pro ose kundër mbajtjes së zgjedhjeve” – u shpreh ndër të tjera Kusari – Lila, duke shtuar se:
“Deri në këto momente nuk kemi një kërkesë nga Serbia për mbajtje të zgjedhjeve, ka kërkesë nga Serbia drejtuar institucioneve ndërkombëtare.”
Serbia pritet t’i mbaj zgjedhjet nacionale më datën 3 prill, për president dhe përbërje të re parlamentare të ri./FolDrejt/