Republika e Kosovës dhe ajo e Kroacisë, pritet t’i forcojnë edhe më tej raportet ekonomike, shkruan Fol Drejt.
Së fundi, nën patronazhin e Kryeministrit Albin Kurti dhe me organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, organizohet “Forum Ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë”.
Ky forum pritet t’i fillojë punimet sot nga ora 10 e 45, ku të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë nga të dyja shtetet.
Vlen të thuhet se në njoftimin zyrtar të MPJ-së, nuk epen shumë detaje. Në njoftimin e bërë publik në llogarinë zyrtare në Facebook, nuk dihet se ku do t’i zhvillojë punimet ky forum, se cila do të jetë agjenda, apo detaje të tjera./FolDrejt/