Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kosova (pa)republikë!

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Mungesa e një uniteti politik për sa u përket raporteve me Serbinë, është duke reflektuar keq në rrafshin ndërkombëtar. Në vend që skena politike të mos kishte dilema në kuptimin, se çfarë standardi do të duhej të ndiqnim në aspektin e marrëdhënieve me armikun tonë të vjetër, ajo e kritikon Kryeministrin Kurti, me shpresë që të përfitojë nga “miqësia” me Amerikën, e për rrjedhojë të kapet më mirë në fijet e pushtetit. Ata nuk e kuptojnë që këto janë momente tejet kritike për republikën, andaj duhet t’u themi: kujdes!

Nga Imer Topanica

Në qoftë se Kosova pranon implementimin e marrëveshjes për asociacionin, themelet e së cilës burojnë nga pakoja e Ahtisarit, e më vonë edhe nga marrëveshja e vitit 2013, pa u njohur nga Serbia, siç po kërkon një pjesë e opozitës dhe shoqërisë civile, kush na garanton që Serbia do ta njoh republikën tonë?

A s’është kjo e njëjta Serbi që për dekada të tëra nënshkroi dhe u zotua për jetësimin e dhjetëra marrëveshjeve, të cilat më vonë nuk i respektoi?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Çfarë ka ndërruar në skenën politike serbe, në mënyrë që të na e mbush mendjen se Beogradi zyrtar do t’i kthehet konstruktivitetit politik, diplomatik e ekonomik me Prishtinën zyrtare?

A mos kanë ardhur në pushtet Nenad Çanaku (Nenad Čanak) e Çedomir Jovanoviqi (Čedomir Jovanović)?

A mos janë shuar strukturat paralele dhe janë shkëputur raportet e Vuçiqit me Listën Sërbska? Jo! Atëherë?

Pamje nga seanca e sotme e Kuvendit të Serbisë, ku u diskutua për Kosovën. Në plan të parë deputetët opozitarë serbë duke e sulmuar Vuçiqin.

Çka rrezikojmë nëse e refuzojmë thirrjen e ndërkombëtarëve, duke i përfshirë këtu edhe ato të aleatëve tanë strategjikë?

Të mbetet Kosova këtu ku është, me hapa të ngathët në kuptimin e zhvillimit ekonomik, në kuptimin e forcimit ushtarak dhe përmirësimit të segmenteve të brendshme, por të paktën, me veriun i cili mund të mbetet i tillë, i pa-integruar, apo siç thotë populli: as me shehër, e as me Barilevë! – Dhe ky do të ishte versioni më i keq i mundshëm.

Por çka do të ndodhte nëse do të implementohej marrëveshja, pa u njohur nga Serbia?

Nuk është e vështirë ta paramendojmë: Varianti më i keq do të ishte rikthimi në pushtet i grupeve kriminale serbe në veri, shndërrimi i asaj pjese të Kosovës në vatër të kontrabandës dhe përgjithësisht, krimit të organizuar. Po ashtu, edhe si një grackë përherë e gatshme në duart e Beogradit, për ta destabilizuar Kosovën, sa herë që t’i shfaqej nevoja.

Kosova do të ngelej si vatër e përhershme krize, pa pasur fuqi për t’u stabilizuar politikisht, prandaj edhe ekonomikisht, sepse, cili investitor i madh do t’i mësyhej vendit për të investuar kur ka para vetes një imazh të tillë që reflekton pasiguri politike?

Por çka nëse na njeh Serbia dhe më pas implementohet marrëveshja – ashtu siç po synon të bëjë Kurti?

Vuçiqi dhe politikanët nacionalistë serbë nuk do të kishin arsye për t’iu futur garës politike duke iu premtuar serbëve se “do ta ruajnë si sytë e ballit djepin e Serbisë”. Gjasat për integrimin e qytetarëve serbë në komunat veriore në institucionet e Kosovës, do të shtoheshin e shumëfishoheshin; Serbia nuk do të mund të nxiste kriza politike duke i përdorur serbët e Kosovës si “arinj në zinxhirë”; do të na njihnin pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat vijojnë të jenë pengesë në rrugën tonë për integrime; do të integroheshim më shpejt në strukturat ndërkombëtare; do të josheshin investitorët huaj; do të liberalizoheshin vizat etj.

Diplomatët amerikanë të involvuar në procesin e bisedimeve, natyrisht që janë të interesuar ta mbyllin këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur. Për ta, arritja e një marrëveshjeje, do të ishte sukses në cilindo variant, me Kosovën si humbëse më e madhe, apo me Serbinë. Megjithatë, ne nuk kemi arsye që të nxitojmë. Pozitë, opozitë por edhe shoqëria civile, duhet t’i kemi të qarta vijat e kuqe me Serbinë. Sovraniteti i vendit, nuk është e as nuk duhet të jetë pjesë e menysë, në tavolinën e bisedimeve.

Çfarë humb opozita nëse e përkrahë Kurtin në këtë pikë?

Asgjë! Përkundrazi, më e pakta, do të reflektonte maturi politike dhe do të përçonte në shoqëri idenë e unitetit për çështje të mëdha, diçka që ka munguar këtu e dy dekada.

Çka do të humb nëse vijon me sulme ndaj Kurtit?

Si në të kaluarën, ajo do ta humbë besimin në shoqëri. Qytetarët e vendit janë aq të vetëdijshëm sa ta kuptojnë se çka ua cenon republikën, e çka jo. Prandaj, një prej mënyrave për ta forcuar besimin e tyre është që, për këto çështje të mëdha, ata të mos shfaqin dilema dhe të mos rreken të përfitojnë nga “miqësia” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po e fus qëllimisht në thonjëza këtë shprehje sepse, veç me miqësi ky relacion nuk ka të bëjë.

Pastaj, duke e sulmuar Kurtin në këtë pikë, ata vetëm sa do t’ia forcojnë pozicionin. Mbi gozhdën e raporteve me Serbinë është duke u varur e gjithë qeverisja e tij, prandaj, është verbëri politike që ta godasin atë./FolDrejt/

Tags: BisedimetImer TopanicaKosovaopozitaSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tadiq: Ka mundësi që sulmi ndaj Vuçiqit të jetë inskenuar nga vetë ai në bashkëpunim me opozitën

Lajmi tjetër

Gucatit e Haradinajt iu zbutet dënimi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM