Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kosova përballë pasardhësit të kriminelit Millosheviç në dialog

6 vjet më parë
in KOSOVË, OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

NGA DIANA BUNJAKU

Vuçiq politikan me politika konservatore çetnike
“Ajo që është kryesore për Kosovën është që fare mos të përfaqësohet nga Hashim Thaçi, gjë që kjo do të bënte që të pengohej plani i tij së bashku me Vuçiqin për zhbërjen e shtetit të Kosovës, duke e ndarë atë në vija etnike gjoja si një marrëveshje historike në mes Kosovës dhe Serbisë ”, ka thënë opinionisti Nexhat  Haziri.

 

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Nuk është hera e parë që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, del me deklarata skandaloze, duke dashur kështu të ringjallë edhe një herë portretin më të njollosur e të urryer tek shqiptaret kriminelin Sllobodan Millosheviq. Edhe pse e gjithë bota e njeh Millosheviqin për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj popullatës civile, Vuçiq nuk nguroi të thotë një deklaratë të shëmtuar gjatë një takimi që kishte. Ai mes tjerash ka thënë se “nuk ka fuqi më të madhe në një popull se ish presidenti, Sllobodan Millosheviq. Madje, ka shtuar se ai është edhe më i fortë se Milosheviqi. Vuçiqi, jo vetëm që i mohoi luftërat e bëra të Millosheviqit, masakrat, përdhunimet, varrezat masive të paramilitarëve e ushtrisë së Millosheviqit, por u krenua me Millosheviqin?

Kjo deklaratë e tij po konsiderohet e  njëjtë  me atë të Putinit, i cili kërcënon Ballkanin dhe Evropën perëndimore duke paralajmëruar luftën e dytë ballkanike.

Ahmeti: Personaliteti dinak i Thaçit nuk mund të pastrohet me lojëra të tilla

Image

Hidajet Ahmeti

FOTO GALERI

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë për “Bota sot” se, deklarata të tilla të krerëve të institucioneve të Serbisë nuk janë të papritura, të cilat brenda vetës kanë gjuhën  e logjikës hegjemoniste. Kjo tregon për mentalitetin e njëjtë të politikanëve serb, edhe pse kanë kaluar shume vite.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje mbrapshtë, duke  fuqizuar Serbinë në raport ndërkombëtarë e duke gjunjëzuar Kosovën karshi Serbisë.

“Shtatë  vite bisedime, jo që u integruan serbet në institucionet e Republikës së Kosovës, por u fuqizua shteti serb brenda Kosovës. Shumë marrëveshje të arritura në mes palëve nuk u zbatuan asnjëherë, edhe ndërmjetësja në mes palëve BE-ja heshti, bile duke insistuar që dialogu të vazhdojë. Me këta njerëz dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë BE-së dhe mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtarë dhe do ta dëmtojë Republikën e Kosovës në substancë. Presidenti Thaçi përmes kësaj loje politike, po dëshmon “urtësinë dhe maturinë” politike karshi  faktorit ndërkombëtare, por personaliteti i  tij dinak nuk mund të pastrohet me lojëra të tilla”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ai konsideron se ndërkombëtarëve ju nevojitet një personalitet i luhatshëm sikur Thaçi për ta manipuluar e për të qenë i dëgjueshëm karshi koncesioneve që e presin Kosovën në dialog.

“Krerët institucional e në veçanti ekipi negociator me strategjinë e re duhet që në tryezën e bisedimeve të diskutojë për krimet e luftës, dëmet materiale, masakrimet, përdhunimet  e jo kjo çështje të harrohet. Por, duke ditur se pala kosovare  ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë, kemi ardhur në një gjendje ku të diskutohet për çështje të brendshme dhe të kontestohet statusi i Pavarësisë së Kosovës. Logjika e nënshtrimit deri në servilizëm ka ngjallur apetitet e shtetit serb për Bosnjëzimin e Kosovës, gjithherë përmes klasës udhëheqëse të korruptuar dhe shantazhuar. Institucionet e Republikës së Kosovës, paritë politike (pozitë-opozitë), shoqëria civile dhe gjithë mekanizmat shtetërorë duhet të bëhen bashkë kur vjen në pyetje interesi kombëtar e nacional. Serbia në vazhdimësi propagandon  duke e luftuar Kosovën në të gjitha aspektet, kurse klasa politike udhëheqëse në Kosovë hezitojnë të thonë të vërtetat për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Burjani: Vuçiq politikan me politika konservatore çetnike

Image

Blerim Burjani

FOTO GALERI

Kurse, Blerim Burjani, njohës i çështjeve juridike e politike ka pohuar se kjo deklaratë e Vuçiqit është një inspirim i Milloshevicit, i cili ishte nacionalist më i madh, dhe një nga liderët më  çetnik i të gjitha kohërave.

Sipas tij, ky njeri ka propaganduar një politik të moderuar nacionaliste pro – çetnike, kështu që fryma çetnike, nuk është fryme demokratike.

“Ka disa që në Serbi e quajnë si përkrahës të politikës gjermane në BE, dhe kjo është një rrenë e kulluar, pasi opozita serbe e kundërshton atë për të nxënë karrigen e tij, e njëjtë me këtë me këtë frymë që ka ky njeri, lind pyetja se a ja vlen Serbia me ndërrua një çetnik nacionalist me një çetnik tjetër nga opozita aktuale në Serbi? Nuk e besoj se është e vlefshme, pasi Serbia ka nevojë për demokraci e jo për politikan dhe politika konservatore çetnike”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

Haziri: Ky është plani më i rrezikshëm për Kosovën

Image

Nexhat Haziri

FOTO GALERI

Ndërsa, opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë se kjo deklaratë e presidentit të Serbisë Vuçiq, më shumë është një deklaratë për konsum të brendshëm politik në Serbi,  sesa një kërcënim për Kosovën.

“Kjo deklaratë e tij, më shumë është një konsum sidomos tani ku në Beograd protestojnë qindra mijëra serb kundër politikës së Vuçiqit, sesa një kërcenim real për Kosovën dhe rajonin. E them këtë për arsye të shumta, pasi një nga këto është se Kosova dhe shtetet e Ballkanit në përgjithësi nuk janë më ato të viteve të ’90. Sot kemi një baraspeshë në mes shteteve në rajon, qoftë sa i përket ekonomisë, politikës, forcave ushtarake, interesave gjeostrategjike që kanë shtetet e Ballkanit. Po ashtu një nga faktorët më kryesor që e bënë ”fluskë sapuni” këtë deklaratë të presidentit serb Vuçiq sa i përket kërcënimit të tij ndaj Kosovës dhe rajonit, është prania ushtarake e perëndimit në rajon, sidomos ajo e SHBA-ve, dhe po ashtu rrethimi apo kufizimi i Serbisë me fqinjë që tashmë janë anëtar të NATO-s”, ka thënë opinionisti Haziri.

Kurse, sa i përket asaj se a duhet presidenti Thaçi të dialogoj më Vuçiqin pas kësaj deklarate, Haziri ka thënë se nisur nga parimi askush  nuk mund t’ia caktojë dikujt se më kë përfaqësohet pala tjetër dhe me të cilën do të negociosh apo dialogosh.

“Ajo që është kryesore për Kosovën është që fare mos të përfaqësohet nga Hashim Thaçi, gjë që kjo do të bënte që të pengohej plani i tij së bashku me Vuçiqin për zhbërjen e shtetit të Kosovës, duke e ndarë atë në vija etnike gjoja si një marrëveshje historike në mes Kosovës dhe Serbisë. Për mua ky është plani më i rrezikshëm për Kosovën, se sa deklaratat e presidentit Vuçiq, sepse nëse ai është i fortë sa ish-diktatori Millosheviq apo më shumë, pasi dominimit të Serbisë në rajonin e Ballkanit, iu është dhënë fund qysh në fillim të vitet ‘2000, e me këtë edhe interesave të Rusisë në rajonin tonë”, ka thënë opinionisti  Haziri.

Duhanaj: Vuçiq nuk është asnjë pikë më i mirë se Millosheviqi

Image

Leon Duhanaj

FOTO GALERI

Nga ana tjetër, analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se politika serbe, përgjatë tërë rrjedhës historike ka qenë djallëzore, madje siç edhe e njeh historia kanë qenë shkaktari kryesor i shpërthimit të luftërave, duke filluar nga lufta e parë botërore, e deri në luftërat e fund-shekullit të kaluar brenda ish Jugosllavisë.

“Pra ishte Serbia në krye me Millosheviqin, që shkaktuan gjithë atë gjakderdhje, madje edhe presidenti i tanishëm i Serbisë Vuçiq nuk është asnjë pikë më i mirë se Millosheviqi. Madje ndoshta është edhe më kriminel se ai, por ajo se çfarë e dallon këtë nga ai kasapi, është se ky operon në rrethana të tjera dhe është i varur shumë nga faktorë të ndryshëm përreth. Vet fakti që një President i një vendi përfaqësues i një masakruesi kombesh, nuk është i gatshëm as të pendohet dhe të kërkoj falje për krimet e paraardhësve të tij, është argument sa të duash që ta mohosh çdo takim me të, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, fakti që Serbia edhe pse përfaqësohet nga njerëz të tillë, pranohet në qarqet ndërkombëtare si vend demokratik, tregon se politika nuk ka parime dhe se drejtësia në kuptimin e plotë të fjalës nuk ekziston.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sot pritet të thuhen fjalët përfundimtare për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Lajmi tjetër

Urimi i presidentit Donald Trump çmend Serbinë në letrën dërguar Vuçiqit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM