Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë udhëtuar sot në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd J. Austin III.
Pjesëmarrja e Ministrit Mehaj dhe Gjeneral Jasharit, bashkë me shumë ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.
Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të koordinuar ndihmën për mbështetjen e Ukrainës për mbrojtje nga pushtimi i paprovokuar rus./FolDrejt/