Gjatë muajit janar 2019, katër prodhues kosovarë nga industria e përpunimit të drurit do të prezantojnë produktet dhe zgjidhjet e tyre për enterier në panairin më të madhë evropian të kësaj industrie. Është hera e tretë që Kosova prezantohet në panairin IMM Këln (Gjermani),Panairi i Mobiljerisë dhe enterierit.
Kompanitë ELNOR,ALBED,GRANITI DHE VENTIUS do të marrin pjesë në panairin IMM që mbahet në datat 14 – 20 janar 2019. Në panairin IMM, furnizuesit dhe vendimmarrësit nga tregjet më të mëdha të sektorit të dizajnit të enterierit nga e gjithë bota përcaktojnë të ardhmen e këtij biznesi.
Në IMM, kompanitë kosovare po prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divanë, tryeza, karrige, dysheke dhe elemente të ndryshme për enterier.
“Prodhuesit kosovarë po e arrijnë me sukses synimin e tyre që të jenë të pranishëm në tregun evropian, me produktet dhe cilësinë që ofrojnë, deri tani eksportet pergjate vitit si rezultat i pjesmarrjes ne kete panair kane qene të larta” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës. “Pjesëmarrja në këto panaire është e një rëndësie strategjike për kompanitë dhe për industrinë e drurit të Kosovës, pasi shërben si prezantim dhe pikë hyrjeje në tregun Gjerman dhe shtete te tjera ne bote,pasi vizitorët jane nga anë e kënd botes”.
Pjesëmarrja e kompanive në këtë panair mbështetet nga :Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), UNDP, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), USAID dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Mbështetja koordinohet nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës SHPDK.