Sot me rastin e Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, institucionet qendrore, organizatat dhe qytetarët, kanë paralajmëruar një sërë aktivitetesh, transmeton Fol Drejt.
Kështu, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, në shënim të 27 Prillit – DITA E TË ZHDUKURVE TË KOSOVËS, organizojnë:
9:00 – Vendosja e luleve para përmendores së personave të zhdukur, (sheshi Skenderbeu, Prishtinë)
11:00 – Vizitë dhe homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, Gjakovë./FolDrejt/