“The Speedtest Global Index” ka matur shpejtësinë e internetit në telefona mobilë në gjithsej 181 vende të botës, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.
Në bazë të kësaj liste që është publikuar shihet një rritje rekorde e Kosovës për +42 vende, ndërsa është Norvegjia që prin në krye të listës, transmeton Fol Drejt.
Me këtë ngritje rekorde, Kosova mban vendin e 72-të në listë, ndërkohë që Shqipëria ka një renditje më të mirë se Kosova, duke u radhitur e 51-ta.
Edhe më mirë se Shqipëria qëndron Maqedonia e Veriut, që duke u radhitur si e 16-ta me radhë, mban pozitën më të mirë në rajon./FolDrejt/