Atletja Kosovare, Gresa Bakraqi, ka arritur ta fitojë mendaljen e bronztë në vrapim 3 mijë metra, në Kampionatit Ballkanik, që po mbahet në Craivova të Rumanisë.
Këtë distancë, Bakraqi e vrapoi për 9 minuta e 33.74 sekonda.
Kjo kohë shënon një rekord të ri për Kosovën, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës. /FolDrejt/