Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë.
Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtatare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të zhvillojmë, promovojmë, menaxhojmë e ruajmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare”, tha Aliu./FolDrejt/