Në diskutimin që u mbajt në Presidencën Çeke lidhur me liberalizimin e vizave, u bë e ditur se diskutimet do të vazhdojnë.
Siç ka bërë të ditur Presidenca Çeke përmes një deklarate për shtyp, sot është mbajtur diskutimi i parë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshillin Evropian.
Në deklaratë thuhet se Komisioni Evropian ka prezantuar përditësimin me raportin teknik sipas të cilit Kosova vazhdon t’i përmbushë kriteret e nevojshme për liberalizim.
Ky grup i punës së Këshillit Evropian ka përkrahur liberalizimin e vizave e njëkohësisht edhe rihapjen e diskutimit mbi këtë temë.
Megjithatë, për Presidencën Çeke, mbetet e nevojshme që diskutimi të vazhdojë, në mënyrë që të sqarohen disa tema dhe përparimi në këtë çështje të vazhdojë./FolDrejt/