Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Kosova vijon të mbetet një fushëbetejë për blerjen shpirtrave”

INSID lanson fushatën: MENDO

3 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Vetëm 7 ditë pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një xhami të Podujevës, me ç’rast u rrah brutalisht një hoxhë nga fshati Lupç; në Prishtinë, Instituti për Siguri, Integrim dhe Deradikalizim (INSID), lansoi fushatën: MENDO!, që ka për synim sensibilizimin dhe mbrojtjen e të rinjve nga ekstremizmi i dhunshëm, shkruan Fol Drejt.

Sot në ceremoninë hapëse e cila u mbajt në ambientet e hotelit ‘Sirius’ në Prishtinë, të pranishëm ishin përfaqësues të qeverisë së Kosovës, përfaqësues ndërkombëtarë organizatash të huaja simotra, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, media dhe mysafirë të shumtë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në fjalën hyrëse Arbër Vokrri nga INSID tha se përgatitjet për këtë fushatë ka kohë që kanë filluar, ndërsa kanë shkëmbyer përvoja edhe me organizatat e huaja që veprojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës znj. Emilia Rexhepi i përgëzoi organizatorët për lansimin e fushatës, ndërsa vuri në dukje që problemi mbetet ende aktual.

“Fëmijët tanë i ekspozohen çdo ditë këtij rreziku”, meqë indoktrinimi i tyre me ide të tilla, për t’i shndërruar në radikalë dhe ekstremistë të dhunshëm, është shumë i lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale, vuri në dukje ajo.

Albert Berisha, themelues dhe drejtor i INSID, tha se në të kaluarën kishte qenë vet viktimë e diskursit radikal. Ndërsa rrëfeu eksperiencën e hidhur të shkuarjes dhe kthimit nga Siria, ai nënvizoi disa nga faktorët kryesorë, të cilët e kanë shndërruar Kosovën në një vatër të përshtatshme për rekrutimin e të rinjve për luftëra dhe konflikte, siç janë ato në lindjen e mesme.

“Kosova është një fushëbetejë e blerjes së shpirtrave” – tha Berisha, duke shtuar se ata që e kanë luajtur rolin e rekrutuesve, kanë shpëtuar pa u ndëshkuar nga institucionet e drejtësisë dhe për më tepër, jetojnë e veprojnë edhe sot e kësaj dite të lirë.

“Faktori Ideologjik, apo keqpërdorimi i fesë për arsye ideologjike”, pastaj “faktori politik” – ku kanë qenë të involvuara në mënyrë indirekte institucionet më të larta vendore, të sinkronizuara edhe me komunitetin ndërkombëtar në vend (ambasadat), në një mënyrë i kanë motivuar të rinjtë dhe rekrutuesit që të veprojnë krejt të lirë.

“Politikat e gabuara të cilat atëbotë janë ndërmarrë prej institucioneve, kujtojmë këtu thirrjen asokohe, të ish ministrit të punëve të jashtme, për me iu bashku ose me e përkrahë opozitën siriane, pastaj një lloj miratimi nga bashkësia ndërkombëtare dhe faktorë të tjerë” – tha Berisha.

Sipas tij, edhe faktorët ekonomik, humanitar, botkuptior-fetar etj, kanë ndikuar që numri i të rinjve që ua kanë mësyrë vendeve të lindjes si Siria dhe Iraku, të jetë kaq i lartë.

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), (përkatësisht PAVE Publications: Online and Offline (De)radicalisation in the Balkans and MENA Region Synthesis Report), sentimenti fetar i pranishëm në shoqërinë kosovare, shfrytëzohet për të ndikuar në radikalizimin e të rinjve, një hap ky larg atij të ekstremizmit fetar.

“Në anën tjetër, radikalizimi fetar në Kosovë kryesisht i referohet fenomenit të luftëtarëve që iu bashkuan grupeve terroriste transnacionale në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, përfshirë ISIS-in. Nga 403 kosovarë që kanë udhëtuar në këto zona, 250 i janë bashkuar grupeve të tilla. Megjithatë, hulumtimet PAVE kanë treguar se izolimi dhe varfëria kanë kontribuar në radikalizimin fetar në Mitrovicë, ku mbi 50% e popullsisë është ekonomikisht joaktive. Podujeva, vendi tjetër i hulumtimit të PAVE, shquhet për manifestimin e kufizuar të ekstremizmit të dhunshëm të frymëzuar nga feja ose etno-politika, përkundër përbërjes multietnike dhe nivelit të varfërisë, kjo është edhe falë një qytetarie aktive roli i komuniteteve fetare që u mobilizuan vullnetarisht kundër ekstremizmit të dhunshëm.”

Megjithatë, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Kryeimami Vedat ef. Sahiti, tha se duhet pasur kujdes pikërisht në përdorimin e leksikut që synon ta përshkruaj fenomenin e radikalizmit dhe ekstremizmit.

Sipas tij, radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk i përkasin asnjë feje, e aq më pak Islamit. Përdorimi i togfjalëshve krejt të gabuar, mjaft të përhapur edhe në media një kohë të gjatë, pas shpërthimit të konflikteve dhe luftërave në lindjen e mesme si: terrorizmi islamik, vetëm sa kanë përkeqësuar dhe vështirësuar luftën ndaj këtyre dukurive. Ai tha se BIK, ka bërë aq sa ka mundur për t’i luftuar këto dukuri, “duke organizuar konferenca, seminare dhe duke mbajtur ligjërata nëpër xhami!”.

Menaxheri i kampanjës Mërgim Rudari, për të pranishmit shpjegoi që kampanja e nisur sot, do të vijohet me disa video-intervista, me akterë të cilët kanë qenë viktima të fushatave radikalizuese, përkatësisht ish pjesëmarrës në luftërat e lindjes. Sipas Rudarit, ajo do të “shoqërohet” në dy gjuhët dhe do të synojë shtrirjen sa më të madhe në shoqëri.

Ndërkaq për drejtorin e INSID-it, Albert Berishën, synimet e kampanjës, sikundër edhe projekteve që do të synojë t’i realizojë ky institut, nuk përfundojnë vetëm me sensibilizimin e të rinjve me këtë rrezik, por edhe me identifikimin dhe dekonspirimin e atyre që financohen nga qarqe të dyshimta, për të nxitur, frymëzuar e radikalizuar për qëllime të tyre ideologjike të rinjtë e Kosovës./FolDrejt/

Tags: Albert BerishaArber Vokrriemiliano salaINSIDInstituti për SiguriIntegrim dhe Deradikalizim (INSID)Mergim Rudari
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

U propozua nga LDK, Kuvendi nuk e kalon projektligjin për shëndetësinë

Lajmi tjetër

31-vjeçarja e lidhur me zinxhirë në Laç, spitali psikiatrik nuk e mban

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM