Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar në Beograd me homologun e tij slloven, Borut Pahor me të cilin ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve në nivel politik dhe ekonomik, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kreu i shtetit serb ka njoftuar se në takim e ka falënderuar Pahorin për mbështetjen e rrugës evropiane të Serbisë.
Vuçiç tha se në këtë rrugë është thelbësore marrëdhënia midis Beogadit dhe Prishtinës dhe se ai foli për këtë me Pahorin – për gjetjen e një zgjidhjeje që do të garantonte siguri, të ardhme dhe paqe “nëse do të arrijmë në atë pozitë”.
Ndërkaq, Pahor ka thënë se as ideja e ndryshimit të territoreve nuk është ide për t’u hedhur poshtë nëse, sipas tij, kjo është rezultat i marrëveshjes mes dy vendeve.
Sidoqoftë, kreu i shtetit slloven kishte qenë muaj më parë në Kosovë, nga ku ka premtuar përkrahjen për zhvillim të shtetit kosovar.