Në një lidhje me skype me ‘Radarin Infrormativ’ në Abcn me Juli Xhokaxhi. Politologu dhe analisti Ardjan Arifaj. Ka komentuar situatën në Ukrainë, dhe se si po përjetohet ajo në Kosovë dhe Ballkan.
Arifaj tha se qytetarët kosovarë prej disa ditën vuajnë nga një ankth i trefishtë, pasi kujtimet luftës tek ta janë ende të freskëta.
‘Kemi një ankth të trefishtë. Ankthi i parë rikthimi i traumave të luftës, që ende është e gjallë. Ankthi i dytë është frika nga një konflikt i vërtetë edhe në Kosovë. E dimë që situata në veri të Kosovës është jo stabile. Ankthi i tretë është nga reflektimet që do të ketë ndikimi në ekonomi. Kemi parë edhe në Kosovë njerëz që blejnë miell ushqime’, u shpreh Arifaj.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhio se sa rrezikon Ballkani perëndimor të përfshihet në një konflikt të mundshëm duke patur parasysh jo vetëm deklarata e Putin, por edhe lëvizjet e fundit të Europës, Areifaj tha se aktualisht qëllimi i vetëm i Rusisë mbetet aneksimi i fqinjëve.
‘Rusia është e interesuar për fqinjësinë e menjëhershme, kërkon shtet që ka afër. Ballkani Perëndimor nuk është emergjente për Rusinë, por edhe do të shfrytëzonte nëse do t’i vinte momenti. Ka agjentë rusë në Kosovë’, shtoi Arifaj.
Më tek analisti i njohur Kosovar përjashtoi mundësinë e një agvravimi të situatës në veri të Kosovës, duke theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është nën presionin e vazhdueshëm të perëndimit.
Ndërkohë që shtoi se agjentët serbë ndodhen në Ballkan tashmë dhe po kërkojnë të shfrytëzojnë situatën.
‘Më erdhi mirë që e përmende se a do të guxojë Vuçiç të bëjë këtë gjë, sepse ka një presion të madh nga perëndimi që të deklarohet dhe të thotë është me perëndimin apo Rusinë. Kemi dëgjuar që Vuçiç ka deklaruar që në pjesën veriore të Kosovës mos ketë asnjë protestë në përkrahje të Rusisë.
Pavarësisht se Vuçiç kontrollon gjithçka, sigurisht që ka agjentë rusë edhe në Serbi, ata kanë fonde. Javën e kaluar në Malin e Zi agjentët rusë treguan se janë prezentë në rajon, kanë agjendën e tyre për të destabilizuar vendin’, deklaroi më tej Arifaj.