Numri i natyralizimeve në landin jugperëndimor të Gjermanisë, Baden-Württemberg, është zvogëluar përherë të parë nga 2013, shkruan n-tv.de. Në krahasim nga 2017 numri i natyralizimeve është zvogëluar për 11 përqind në 2018 ose në shifra 16 286 persona.
Në 2018 numri më i madh i shtetasve të rinj gjermanë ishin me origjinë turke (3490) dhe nga Kosova (1375), përcjell foldrejt.com. Më pas vijnë grekët (711), rumunët (694) dhe britanikët (773).
Pas Brexit ka interesim të shtuar të britanikëve për të fituar nënshtetësinë gjermane. Në 2015, vetëm 68 britanikë fituan pasaportën gjermane./Foldrejt.com